Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore i mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në mbyllje të takimit, liderët realizuan edhe foton familjare bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pas shkrepjes ata u futën sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ndërsa pritet që në vijim Rama dhe Zelensky të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Vlen të theksohet se gjatë, presidenti ukrainas duke falenderuar të gjitha kombet për punën e mirë që është bërë në ndihmë të vendit të tij, ka propozuar të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit. Sipas Zelenskyt, gjithçka që i bën ata së bashku partner të mirë, e bën Putinin më të dobët./tch


Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...