Numri i të porsalindurve në Korenë e Jugut në vitin 2023 ishte më i ulëti që nga fillimi i mbledhjes së statistikave për herë të parë në vitin 1970, njoftoi sot Seuli, pavarësisht miliarda eurove të shpenzuara nga qeveria për të rritur lindjet.
“Numri i të porsalindurve në 2023 ishte 230,000, që është 7.7 për qind më pak se në vitin 2022,” thuhet në deklaratë.
Në vitin 2023, numri i të porsalindurve për 1000 banorë, ishte 4.5 krahasuar me 4.9 në vitin 2022, bazuar në të dhënat paraprake.
Seuli ka shpenzuar miliarda euro për të rritur numrin e lindjeve duke ofruar përfitime, shërbime të kujdesit për fëmijët dhe asistencë me trajtimet e infertilitetit. Sipas ekspertëve, lindshmëria e ulët vjen kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të pronave dhe kostos së lartë të rritjes së fëmijëve, në një shoqëri konkurruese ku është gjithashtu e vështirë të gjesh një punë që paguhet mirë./abcnews.al
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...