Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në raport me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.
Protesta është paralajmëruar të mbahet sot në ora 12:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pranë Gjykatës së Apelit.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit si të pa qartë dhe jo të plotë.
“Gjykata e Apelit në vendimin e saj bie pre e vetë kritikës së saj sepse nuk është e qartë dhe e plotë në vlerësimin e aktgjykimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...