Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.
Sipas njoftimit, në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, shkruan Arbresh.info.
Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit.
Me ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën