Policia e Kosovës raporton se ditën e djeshme, ka ndërruar jetë një person në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike.
Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është iniciuar si ‘Hetim mbi vdekjen’.
“Qendra e Paraburgimit Hajvali, Prishtinë 26.02.2024 – 07:51. Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...