Tre persona, përfshirë një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në fshatin Grabanicë të Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se fëmija fillimisht është dërguar në QMF e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK.
“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmija i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira