Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës, Nanjing.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja, zjarri ka nisur në orët e para të mëngjesit. Menjëherë janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me rreth 25 automjete.
Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale shihet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku dyshohet se mund të ketë pasur një shkëndijë elektrike./abcnews.al
Four people #died after a #buildingfire broke out Friday in #Nanjing, Jiangsu province. pic.twitter.com/VeVzhwqjKV
— Ifeng News (@IFENG__official) February 23, 2024
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan