Presidenti amerikan Joe Biden po mbështet kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për udhëheqjen e NATO-s, tha një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti, sipas Politico.
Rreth dy të tretat e 31 vendeve anëtare aktuale të NATO-s mbështesin Rutte dhe mbështetja e Biden për kryeministrin holandez pritet të lëkundë aleatët e tjerë në favor të tij.
Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg përfundon tetorin e ardhshëm, por presioni po rritet që pasardhësi i tij të miratohet nga Rutte përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Uashington në korrik dhe festimeve të 75-vjetorit të saj.
Për postin kishte shprehur interesim edhe kryeministrja e Estonisë Kaya Kalas por nuk ka paraqitur zyrtarisht një kandidaturë, as ministri i Jashtëm Letonez, Kristianis Karins.
Vetë Rutte kohët e fundit përsëriti në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ishte gabim i tij kur tetorin e kaluar ai e përshkroi publikisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s si “interesant”.
Nëse Rutte e merr përfundimisht drejtimin nga Stoltenberg, ai do ta gjejë veten në një kurs përplasjeje me Rusinë pasi NATO kundërshton fuqishëm luftën e saj në Ukrainë, duke mbështetur në mënyra të ndryshme Kievin./abcnews.al
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...