Është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji. Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit përmes një vendimi.
Në vendim thuhet se kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë shefit të Qeverisë.
“Almir Veliji lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas kërkesës së Velijajt të datës 20.02.2024 për lirim nga detyra e Zëvendësministrit”, thuhet në vendim.
Në vendim thuhet se Veliji është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...