Takehiro Tomiyasu do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenal-it për shumë vite, ndonëse kontrata aktuale e të cilit me “The Gunners” skadon në verën e 2025-ës.
Mediet britanike bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën. Arteta beson te Japonezi dhe është gati të investojë tek ai në të ardhmen.
Deri më tani në këtë sezon, Tomiyasu numëron 20 paraqitje, duke përfshirë 13 në Premier League, 5 në Champions League dhe 2 në EFL Cup, me mbrojtësin që ka shënuar një gol dhe ka dhënë 3 asistime.
25-vjeçari mungoi në disa ndeshje të Arsenal së pari prej një dëmtimi dhe më pas prej angazhimeve në Kupën e Azisë me kombëtaren e tij, por tashmë që është rikthyer në dispozicion të anglezëve është e sigurt që së shpejti do të jetë sërish protagonist./Ss
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...