Ambienti te Bayerni i Mynihut pas ecurisë së ndeshjeve të fundit është i tensionuar. Humbja ndaj Bochumit, e treta radhazi pas atyre ndaj Leverkusenit dhe Lazios, u dha fund realisht ëndrrave të bavarezëve për titullin e 12-rë radhazi.
Në fund të ndeshjes, siç raporton “Bild”, ka pasur një përplasje të tensionuar mes mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësit Thomas Tuchelit. Për të shmangur konfliktin fizik mes të dyve, ka ndërhyrë kapiteni Manuel Neuer.
Marrëdhënia mes trajnerit dhe disa “senatorëve” tani është thyer në mënyrë të pariparueshme. Siç zbulohet nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i “Sky Deutschland”, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin. Mes tyre, përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt.
Përçarja është një lajm i mirë për Lazion, në funksion të ndeshjes së dytë 1/8 finale të Championsit, e planifikuar për më 5 mars. Bardhekaltrit mjafton të mos humbin për të eliminuar gjigantët bavarezë./Ss
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind