Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se rruga Minatori e financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është në gjendje katastrofike.
Ai ka thënë se ligji kërkon që kompania që është mbikëqyrëse të rregullojë menjëherë dëmet.
“Një realitet i trishtueshëm. Rruga Minatori, e financuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, është një rrugë e rëndësishme për komunitetin, por është lënë në gjendje katastrofike nga një kompani ( Ardi Shpk) e përfshirë nga Komuna e Pr para tre muajsh. Ligji kërkon që kjo kompani të rregullojë menjëherë dëmet, duke mos lejuar asnjë vonesë për restaurimin e pronës publike të rëndësishme për banorët e zonës”, ka thënë Pacolli në një status në Facebook./Arbresh.info/





Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s