Autori i plagosjes me armë zjarri të fqinjit të tij është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Haki Shehu” në Tiranë më 17 shkurt, ku gjatë një sherri për vendosjen e pengesave në rrugë, 31-vjeçari Amarildo Kamberi (Kuçi) plagosi me armë zjarri në këmbë, 47-vjeçarin Xhevahir Kolaveri.
47-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./rtsh.al/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot