Funksionalizimi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një nga obligimet që po përmbushet. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut.
Shefi i Qeverisë tha se nga sot secili mund të dorëzojë materiale të mbledhura mbi krimet e ndodhura gjatë luftës, e që Instituti do t’i arkivojë.
“Ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve me të dhimbshëm në historinë tone të krimeve gjenocidiale të Serbisë. Këtë vit festojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe 16-vjetorin e pavarësisë. Po bëjmë më të mirën që të adresojmë atë që ka ndodhur. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet. Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Kurti.
“Krahas institucioneve shtetërore, nga sot dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm. Mediat, gazetarët e qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Këto materiale do të arkivohen, do t’i shërbejnë institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Që sot ju ftoj të bashkoheni në këtë nismë. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, që ta ndërtojmë një shoqëri më paqësore”, tha ai.
Kurti ka theksuar se ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë, krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë, por se festojmë edhe 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të arritur me mund e sakrifica.
Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se ceremonia e sotme nënkupton jo vetëm një hap në dokumentin e luftës por edhe një zotim për të mos i harruar viktimat e luftës.
“Dokumentet që pranojmë sot do të jenë një themel për të dërguar një mesazh që paqja dhe drejtësia janë vlerat që shoqëria i mbron”, ka thënë ai.
E kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci, tha se për 25 vite kanë pasur vështirësi të mëdha në mbledhjen e dëshmive e në ruajtjen e tyre.
Ai tha se më themelim e këtij Instituti tashmë kanë një derë hapur.
“Dua të them që rrugëtimi ynë për 25 vite ka qenë shumë i vështirë në mbledhje e dëshmive, në ruajtjen e materialeve por sot e kemi një derë të hapur. Shumë dëshmi e fakte na kanë humbur duke ndërruar zyre”, tha ai./EO
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...