Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim Martin Vickers, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe i Dërguar i Veçantë për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor.
Ata kanë biseduar për mundësitë e të investuarit në Kosovë duke vënë theks tek investimet në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë.
“Ministri Murati përmendi edhe potencialin për investime në fushën e prodhimit në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes si katalizator për rritjen e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e dërguar për media, përcjell Arbresh.info
“Nga ana e tij, Z. Vickers përmendi disa nga prioritetet e qeverisë britanike dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në sektorët e energjisë, mjedisit si dhe ndarjen e njohurive nga organizimi i Lojërave Olimpike, tash që Kosova është përzgjedhur si vend nikoqir për Lojërat Mesdhetare 2030”.
Të dyja palët janë përmendur miqësinë shumëvjeçare dhe kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...