Një person është goditur nga një automjet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Borovci./Arbresh.info
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës