Paul Pogba është gati për t’u përballur me gjykatën anti-doping dhe për t’u njohur me pezullimin që ata do të japin. Kështu shprehet menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, e cila ndër të tjera sqaron se mesfushori 31-vjeçar francez stërvitet rregullisht si të ishte ën aktivitet.
“Ai është një kampion i vërtetë brenda dhe jashtë fushe. Ka marrë një goditje, por sheh përpara dhe stërvitet rregullisht çdo ditë. Nëse nuk pezullohet, është gati të kthehet në fushë që nesër, pasi ka një formë sportive perfekte. Stërvitet rregullisht si i çmendur, pasi është i bindur që do të rikthehet sërish në fushë dhe do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të luajë, të argëtohet e të fitojë”, u shpreh agjentja e Pogba.
Mesfushori 31-vjeçar nuk aktivizohet prej muajsh, pasi u gjet pozitiv me një substancë të ndalur, teksa pritet vendimi final i gjykatës për të përcaktuar edhe kohën e pezullimit.
Te Pogba mbizotëron dëshira për t’u rikthyer sërish në fushë, por mbetet për t’u parë nëse do ta bëjë këtë me fanellën e Juventusit, apo me ndonjë tjetër klub./Ss
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit