Presidenti Vladimir Putin dha një lajm shumë sensacional këtë të mërkurë kur tha se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit e cila së shpejti mund të jetë e disponueshme për pacientët.
Lideri rus shtoi se shkencëtarët janë shumë afër krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese që i përkasin një brezi të ri medikamentesh.
“Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale,” shtoi ai, duke folur në një forum në Moskë mbi teknologjitë e ardhshme.
Një numër vendesh dhe kompanish po punojnë për vaksinat e kancerit. Vitin e kaluar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me BioNTech me bazë në Gjermani për të nisur provat klinike duke ofruar “trajtime të personalizuara të kancerit”, duke synuar të arrijë 10,000 pacientë deri në vitin 2030.
Kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck & Co po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit që një studim i fazës së mesme tregoi se përgjysmonte mundësinë e përsëritjes ose vdekjes nga melanoma, pas tre vjet trajtimi./a2cnn
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri