Ousmane Dembele u largua nga Barcelona në verën e vitit 2023 për tu rikthyer në Ligue 1 ku ka nënshkruar me Paris Saint Germain.
Sulmuesi anësorë francez ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka thënë se PSG është një klub po aq i madh sa Barcelona.
“Por PSG është gjithashtu një klub i madh, unë e shoh atë brenda dhe jashtë fushës. Kur shkoni në qytet, ju njiheni menjëherë”.
“Sinqerisht, përveç motit, për mua nuk ka ndonjë ndryshim të madh. E njëjta gjë për stadiumin: Camp Nou është i madh dhe plot histori. Por në Parc des Princes, atmosfera e jashtëzakonshme, në çdo ndeshje, publiku na mbështet”, tha Dembele.
Krahasimi i Dembeles është i kuptueshëm pasi aktualisht është në kontratë me kampionin francez, megjithatë, historikisht ka një dallim të qartë mes të dy klubeve.
Barça është një nga klubet më të trofeshme në Evropë me 14 tituj evropianë, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve, për dallim nga PSG që nuk e ka fituar asnjëherë trofeun më të vlefshëm evropian për klube. /Telegrafi/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...