Fëllanza Podrimaj, këshilltarja politike e kryeministrit, Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me një deklaratë të tij në “X”.
Ambasadori gjerman në një postim në “X” ku tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, sot ka thënë se qasja aktuale e Kosovës dhe Serbisë është qasje humbëse dhe se të dy vendet po i kënaqin audiencat lokale dhe s’po afrohen drejt synimi të përbashkët që është BE-ja, shkruan Express.
Ndaj këtij qëndrimi të Rohde ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënzja Podrimja.
Podrimja ka shkruar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte një fitore e dyfishtë, megjithatë ajo shton se është Serbia që po refuzon ta bëjë një gjë të tillë dhe siç shkruan Podrimja, Serbia po e lufton marrëveshjen në çdo front.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”./Arbresh.info
Signing the ?? agreement with Ohrid annex would be a win-win!
Unfortunately one side is not only refusing this but fighting it on every front. https://t.co/keELghicVf
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) February 13, 2024
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...