Milwaukee Bukcs ka arritur të fitoj derbin e natës së mbrëmshme në NBA, ndaj skuadrës kampionë Denver Nuggets me rezultat 112-95.
Bucks dominuan gjatë tre çerekëve të parë ku edhe krijuan epërsi të lartë në favor të tyre, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë kampionët në fuqi të NBA, u këndellen tek në fund por vetëm për të ngushtuar epërsinë.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte greku Giannis Anetetokounmpo me 36 pikë e 18 kërcime ku shtoi edhe pesë asistime.
Lojë të mirë tregoi edhe Damian Lilard që realizoi 18 pikë.
Kurse për Denverin më i dalluari ishte Nikola Jokic me 29 pikë, 12 kërcime e tetë asistime.
Pas 54 ndeshjeve, Bucks janë të tretët në konferencën e lindjes me 35 fitore e 19 humbje, kurse Denveri është i katërti në konferencën e perëndimit me 36 fitore e 18 humbje./Arbresh.info/
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf