Bashkimi mundi rivalin e vjetër të basketbollit, Pejën, në sfidën që u zhvillua në Prizren, derisa basketbollisti më i dalluar ishte Erik Copes.
Qendra e mbylli ndeshjen me 24 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, si dhe kishte dy bllokada e një top të vjedhur. Copes kishte indeksin 35, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP, që nuk është hera e parë për të, përcjell Arbresh.info.
Në një sfidë me kthesa Trepça mundi Golden Eagle Yllin, për të vazhduar serinë pozitive. Te mitrovicasit u dallua Jordy Tshimanga me 18 pikë e 19 kërcime. Ai u ndihmua nga Darnell Edge me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Me rikthim fitoi edhe Sigal Prishtina ndaj Vëllaznimit, kurse te bardhekaltrit më i miri ishte Donte Clark me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Fitore shumë të rëndësishme shënoi Proton Cable Prizreni ndaj Istogut, ku te prizrenasit më i miri ishte Ty Cockfield me 18 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.
MVP
Erik Copes (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 35 indeksi
Top 5
Erik Copes (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 35 indeksi
Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 19 kërcime, / asistime, 31 indeksi
Donte Clark (Sigal Prishtina) 16 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi
Ty Cockfield (Proton Cable Prizreni) 18 pikë, tetë kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Darnell Edge (Trepça) 16 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 17 indeksi

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund