Kryeministri Albin Kurti rikujtoi se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur. Kurti tha se qeveria do ta shtojë fushatën informuese për të gjithë ata që kanë nevojë ta ri-dëgjojnë që dinari në Kosovë nuk ndalohet, por nuk lejohet si mjet pagese. E kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se nuk beson që do të ketë lëkundje të relacioneve në mes Kosovës dhe shteteve mike, pas vendimit të BQK-së për dinarin.
Kryeministri Albin Kurti sërish theksoi se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur, kurse qeveria do ta intensifikojë fushatën informuese për çështjen e dinarit.
“Banka Qendrore është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, e ka marr vendim dhe ka rregullore të re që është në fuqi nga 1 shkurti. Ne do ta intensifikojmë fushatën tonë informuese e komunikuese me gjithë ata të cilët e kanë kuptuar ose kanë nevojite ri-dëgjon, që dinari në Kosovë nuk po ndalohet mirëpo nuk lejohet si mjet pagese”, tha Kurti.
Për dinarin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shteteve mike pas vendimit të BQK-së, ka folur edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.
“Mendoj që nuk do të duhej të ishte problem për bashkësinë ndërkombëtare. Unë këtë e konsideroj rritje të zbatimit të ligjit. Edhe një hap që po behet ne Kosove ne drejtim te ligjshmërisë”, tha ai
Kreu i Kuvendit shtoi se pas vendimit të fundit të BQK-së nuk beson që do të ketë masa të reja ndaj Kosovës.
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...