Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur nevojën për të përmirësuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe sipas burimeve të “The Mirror”, klubi është duke shikuar talentin e Athletic Bilbao, Nico Williams.
Williams ka bërë debutimin e tij për skuadrën e parë të Bilbaos në prill të vitit 2022.
Me njëmbëdhjetë paraqitje për kombëtaren spanjolle dhe performanca e tij në La Liga, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime, Williams është bërë futbollist i dëshiruar për ekipet evropiane. Arsenal nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për talentin spanjoll, pasi klube të tjera si Real Madrid, Liverpool dhe Aston Villa janë gjithashtu lidhur me një lëvizje për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas medias britanike, nevoja e transferimit të njëzet e një vjeçarit bëhet më e madhe pasi Arsenal gjatë verës mund të mbetet pa disa prej emrave të mëdhenj si Thomas Partey, Emile Smith Rowe dhe Eddie Nketiah./rtk
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj