Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë të dyshaur për veprën penale grabitje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare, shkruan Arbresh.info.
“Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën grabitje. Rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se të dyshuarit janë të moshës 21, 23 dhe 24 vjeçare.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, njofton policia.
Më tej, bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ëpr 48 orë./Arbresh.info/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike