UNMIK-u ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke bërë thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi.
Po ashtu, është shprehur shqetësim për vendimin e BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute – euro – për pagesa në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, zhvillimet e fundit ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka ndjekur me shqetësim serioz zhvillimet e fundit që ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë.”, thuhet në njoftim.
“PSSP Ziadeh bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë kohën e duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura paraprakisht.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ziadeh ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të UNMIK-ut për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet, duke përfshirë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, i cili është një nga shtyllat e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë./Arbresh.info/
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike