Real Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj rivalit të qytetit Athletico Madrid, në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.
Reali e nisi më mirë duke shënuar, përmes Brahim Diazit, në minutën e 20-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa një gol tjetër shënoi edhe Athletico përmes Savicit në minutën e 48-të, mirëpo ky gol u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Kur të gjithë po prisnin një fitore të madhe të Realit, në skenë u shfaq një ish lojtar i madrilenëve, Marcos Llorente i cili realizoi në minutën e tretë të kohës shtesë dhe ia siguroi një pikë ekipës së tij.
Kështu me këtë barazim Realit i ikën mundësia për shkëputje nga Girona.
Aktualisht Los Blancos janë të parët në tabelë me 58 pikë, dy më shumë se Girona që ka 56 sosh./Arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...