Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Kijevë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Arbresh.info bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Sipas tij në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 autojete,
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona.”, ka konfirmuar Elezaj.
“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”, ka shtuar Elezaj./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë