Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku po diskutohet për dëmin e madh që Qeveria Kurti ia ka sjellë vendit, duke e pranuar draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që përmban kompetenca të qarta ekzekutive, raporton EO
Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.
Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.
KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje nga rrjeti për keqpërdo...
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë