Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, ka vazhduar me planin operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1501 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Hetim i 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 12 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dhjetë ngasës,
Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Në njoftim thuhet se me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova voton sërish, zgjedhjet e treta brenda 18 muajsh
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...