Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nderuar sot ushtarin italian, Fabio Carlone.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se Fabio ka shërbyer me devotshmëri në gjashtë misione në Kosovë, në njërën prej tyre edhe në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“Sot, Kryeqyteti nderoi një hero, Ushtarin Italian të KFOR-it, Fabio Carlone. Fabio ka shërbyer me devotshmëri në gjashtë misione në Kosovë, në njërën prej tyre edhe në Prishtinë, duke treguar guxim dhe përkushtim të palëkundur në çdo hap.”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit u shpreh se Gabio gjatë kohës së tij në Kosovë u përball edhe me një sëmudnje të rëndë.
“Gjatë kohës së tij këtu, Fabio u përball me shumë sfida, një ndër më të mëdhatë duke qenë edhe beteja e tij me një sëmundje të rëndë. Por, me kurajon e shpirtin e tij luftarak, ai jo vetëm që e mundi këtë sëmundje, por edhe vendosi të kthehet në Kosovë për të vazhduar misionin e tij.”, shkroi Rama.
“Fabio na frymëzon të gjithë neve duke na rikujtuar edhe njëherë se vendosmëria dhe forca shpirtërore mund të triumfojë mbi çdo sfidë. “, shtoi ai.
“Përjetë mirënjohës për shërbimin e tij dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe stabilititet në vendin tonë dhe shumë falënderues për mirënjohjen e dhuratën që na solli nga Italia”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona