Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është dënuar dje për rastin “53 milionë” nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ndërsa sot, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi lidhur me këtë rast ka thënë se nuk bëhet fjalë për 53 milionë por për 97 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
“Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë”, u shpreh Durmishi./Arbresh.info
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...