Athletico Madrid triumfon ndaj Rayo Vallecanos në frymën e fundit me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në La Liga.
Pas 35 minutash përmes Reinildos, Athletico gjeti epërsinë në minutën e 35-të, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo Rayos nuk i mungoi reagimi dhe pas shtatë minutash Garcia barazoi rezultatin.
Të drejtuarit e Simeones po vuanin dhe në minutën e 81-të, kjo vuajtje u shpërblye nga Depay i cili shënoi gol, por që për fat të tij goli u anulua dhe shifrat mbetën në 1-1.
Se Depay është një hero për “Los Cholchoneros” u vërtetua edhe njëherë tjetër kur holandezi shënoi sërish në minutën e parë të kohës shtesë dhe tani përfundimisht i dha epërsinë vendasve.
Ky gol i Depayt i dha Athleticos tre pikë të arta, që e pozicionojnë në vendin e tretë në tabelën e La Ligas./Arbresh.info/
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...