Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët thotë se shqetësimi i saj më i madh për Gazën është se rreth 19,000 fëmijë kanë mbetur jetimë ose vetëm pa asnjë të rritur që të kujdeset për ta. Kështu deklaroi Jonathan Crick, kreu i komunikimit për UNICEF-in në Palestinë, në një intervistë të dhënë për BBC.
“Shumë nga këta fëmijë u gjetën nën rrënoja ose humbën prindërit e tyre në bombardimet e shtëpisë së tyre,” thotë Crick nga Rafah. Të tjerë u gjetën në postblloqe izraelite, në spitale dhe në rrugë. “Të vegjlit shumë shpesh nuk mund ta thonë emrin e tyre dhe madje edhe më të rriturit zakonisht janë në shok”.
Unicef beson se pothuajse të gjithë fëmijët në Gaza tani kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor. Me jetën e tyre të shkatërruar, edhe kur të ketë një armëpushim të qëndrueshëm, shumë do të mbeten me humbje të tmerrshme që do të jetë shumë e vështirë për t’i kapërcyer./abcnews.al
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...