Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku).
Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.
Ndaj këtij dënimi ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili e ka quajtur qesharak vendimin e Gjykatës Themelore.
“Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak! Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar Basha në X./Arbresh.info/
Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion € është qesharak!
Kjo miq i bie që 53 milion € dëm po lahen me 1320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ???ë ???? ?ë? ç?? ?? ???ë ???? ?ë? ???????!
TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve!
— Dimal Basha (@dimalbasha) January 31, 2024
Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për 53-milionëshin
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron