Për herë të parë në histori, një gjyqtare shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA Champions League për femra.
Emanuela Rusta do të ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Benfica-Barcelona, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Champions League, shkruan Arbresh.info.
Një nga ndihmëset e saj do të jetë, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.
Ndeshja e femrave mes Benficës dhe Barcelonës do të luhet në Portugali më datë 31 janar, me fillim nga ora 21:00.
Deri më tani, Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu kanë drejtuar vetëm në sfidat kualifikuese, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të shkruajnë historinë duke drejtuar një ndeshje grupi në UEFA Champions League për femra./Arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...