Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga një takim me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem.
Gjatë bisedimeve me Presidentin e FIA janë përqendruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook, shkuran Arbresh.info.
Sipas tij, ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit.
“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, ka shkruar Edi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër