Borussia Dortmund ka arritur të triumfoj ndaj Bochumit me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 19-të.
Fullkrug ishte ai që hapi këtë ndeshje me golin e tij në minutën e 7-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në minutën e fundit të pjesë së parë Schlotterbeck shënoi në portën e tij për të barazuar sfidën në 1-1.
Heroi i Dortmundit gjatë ndeshjes së sotme ka qenë Fullkrug i cili gjeti rrugën e rrjetës edhe njëherë tjetër për të dërguar shifrat në 2-1 në minutën e 72-të.
Pikërisht i njëjti ka kompletuar hattrickun në minutën e parë të shtesës, duke shënuar nga penalltia dhe për të siguruar fitoren e verdhezinjëve me rezultat 3-1.
Pas kësaj fitore Dortmundi ngritët në pozitën e katërt me 36 pikë kurse Bochumi është i 14-ti me 20 pikë./Arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media