Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, ka bërë të ditur se vajza e tij Klara Sandulloviq, dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në Serbi pasi u morën në pyetje për 4 orë në Merdare.
“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre!”, shkroi ai në X.
Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Bashkë me të ishte edhe, Mihjallo Teajkoviq, nënkryetari i partisë se Sandulloviq-it.
Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit./Arbresh.info
After 4 hours of interrogation and harassment by the BIA Klara Sandulović and Mihajlo Todić were allowed to enter their country! Europe, Great Britain and America must stop this dictatorial regime that is persecuting its political opponents and their families!@aliciakearns @FBI
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 27, 2024
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...