Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.
”Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”.
”Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet qeveria e re, e cila do të ketë mandat 100 ditor.
Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi.
LEXO EDHE:
Dorëhiqet Kovaçevski, Talat Xhaferi të dielën betohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...