Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Han të Elezit, për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa në cilësinë e provave materiale sasia e narkotikëve është sekuestruar.
Komunikata e plotë:
Me datën 24.01.2024 rreth orës 23:50 policët e stacionit në Han të Elezit, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, janë gjetur sasi e substancave narkotike, 8 doza të mbështjellura të llojit marihuanë, me peshë 11 gram.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy personat e dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa në cilësinë e provave materiale sasia e narkotikëve është sekuestruar./Arbresh.info
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?