Policia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur me 200 euro shoferin 27 vjeçar pasi që i njëjti ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit, policia i ka hequr 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.K (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...