Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në firmën e tij i kanë vjedhur dhe dëmtuar disa pajisje të punës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, disa persona të panjohur i kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 € dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24,000 € (njëzetekatërmijë €).
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për këtë rast është informuar dhe prokurori.
Rasti është nën hetime.
“Rr. 7-Shtatori, Fushë Kosovë 23.01.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në firmën e tij, persona të panjohur kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 € dhe si pasojë janë dëmtuar makineri në vlerë rreth 24,000 € (njëzetekatërmijë €). Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...