Mbeti i bllokuar nga bora në Valbonë, shpëtohet turisti nga Kosova

18:29 | 21 Janar 2024
E.G

Në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i kanë dhënë ndihmë turistit.

Sipas njoftimit, rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë, shkruan Arbresh.info.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar një operacion kërkimi për lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës kanë arritur të lokalizojnë turistin e bllokuar në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, ndërsa dy turistë të tjerë kishin arritur të dalin në zonën e Kosovës.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Sipas policisë, turisti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale