Era e fortë ka krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Lezhë.
Shefi i sektorit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Lezhës, Valmir Nikolli u kërkoi drejtuesve të kamionëve që lëvizin pa ngarkesë të hapin tendat pasi rrezikojnë spostimin ose përmbysjen si pasojë e erërave të forta.
Shembull janë dy raste ku një kamion u dëmtua dhe një tjetër u anua në urën e vjetër të Milotit për shkak të erës. Ndërkohë policia thotë do të vijojë monitorimin e akseve rrugore dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
“Kushtet atmosferike të ditës së sotme siç shikohet nga pamjet që po merrni ju janë tepër të vështira për drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës. Akset rrugore, fatmirësisht janë të gjitha të kalueshme pavarësisht erës së fortë. Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet tona të gjitha janë në patrullim të akseve rrugore duke u ardhur në ndihmë të gjithë drejtuesve të mjeteve që hasin vështirësi. Një problematikë që ne po e shikojmë dhe që e dimë tashmë se çfarë ndodh janë kamionët me tenda të cilët duhet të qarkullojnë në këto akse me tendera të hapura, ose nëse kanë ngarkesë mund të qarkullojnë lirisht, përndryshe era mund t’i spostojë. Era është tepër e fortë. E patë dhe pak më parë në urën e vjetër të Milotit që për shkak të erës është anuar një kamion fatmirësisht pa dëme në njerëz”, njoftoi Nikolli./tvklan.al
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës