Houthis kanë marrë përsipër një tjetër sulm ndaj një anijeje amerikane në Gjirin e Adenit. Lajmi është konfirmuar nga komanda qendrore amerikane Centcom. Lëvizja pro-iraniane në Jemen, tha në një deklaratë se kishte lëshuar “raketa detare” kundër Chem Ranger në Gjirin e Adenit.
“Forcat e armatosura të Jemenit konfirmojnë se hakmarrja për sulmet amerikane dhe britanike është e pashmangshme dhe se çdo agresion i ri nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet në një deklaratë.
Të hënën e kaluar, një anije tregtare në pronësi të një kompanie amerikane u vu në shënjestër të Houthis në brigjet e Jemenit. Nga ana tjetër, forcat amerikanë kryen një sulm të pestë kundër objekteve ushtarake rebele.
Sulmet e fundit shkatërruan dy raketa anti-anije Houthi që “ishin drejtuar në Detin e Kuq jugor dhe gati për t’i lëshuar”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë të botuar në X.
Presidenti amerikan Joe Biden ka pranuar se bombardimet amerikane dhe britanike nuk i kanë ndalur sulmet militante ndaj anijeve në Detin e Kuq./abcnews.al
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës