Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes dhe nata të intensifikojnë shirat si fillim në veri të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Në majat e maleve priten reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë./abcnews.al
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...