Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, më datën 15 dhe 16 janar, ka zhvilluar takim me Institucionin e Policisë Shkencore të Republikës së Shqipërisë në Tiranë ku qëllimi i këtij takimi ka qenë identifikimi i fushave specifike ku mund të avancohet niveli i bashkëpunimit në mes dy institucioneve në lëmin e Teknikës Kriminalistike (Policisë Shkencore).
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi janë identifikuar fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërinstitucional, në kuptim të shkëmbimit të përvojave në lidhje me metodat, procedurat e reja, dhe nivelin e aplikimit të teknologjisë së avancuar specifike, përcjell Arbresh.info.
“Në kuadër të kësaj vizite është zhvilluar edhe një takim me shefin e Sektorit të Policisë Shkencore në nivel të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku edhe në ketë takim janë shkëmbyer përvojat e lartcekura dhe është diskutuar për nivelin e zhvillimit të teknikës kriminalistike, respektivisht Policisë Shkencore si në Policinë e Kosovës ashtu edhe në Policinë e Shqipërisë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe