Dhoma e ulët e parlamentit Britanik miratoi mbrëmjen e kësaj të mërkure projekligjin e Ruandës që është propozuar nga Qeveria e Rishi Sunak për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit të Afrikës Lindore.
Projekligji kaloi me 320 vota pro dhe 276 kundër. Miratimi i tij erdhi pavarësisht përplasjeve mes deputetëve konservatorë që paralajmëruan se do të votonin kundër.
Ky ishte leximi i tretë i projektligjit të Ruandës që ka në thelb miratimin e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm drejt këtij vendi, duke e shpallur atë një vend të sigurt.
Projektligji pritet të kalojë një lexim përfundimtar në dhomën e lartë të parlamentit Britanik përpara se të marrë miratimin përfundimtar.
Qeveria e Rishi Sunak sfidon Gjykatën e Lartë Britanike dhe atë Europiane të të Drejtave të Njeriut duke e shpallur Ruandën një vend të sigurt për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm.
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus