Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në takim nga homologu i tij, Bujar Osmani në Shkup.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka bërë të ditur se me Osmanin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit, integrimin dhe sigurinë, përcjell Arbresh.info.
“Sot në Shkup me mikun tim, Ministrin Bujar Osmani, diskutuam hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin tonë në projekte kryesore si Korridori VIII, integrimin dhe sigurinë. Angazhimi ynë i palëkundur ndaj këtyre iniciativave, në dobi të vendeve dhe njerëzve tanë, mbetet një prioritet kryesor”, ka shkruar Hasani.
Tutje, Hasani theksoi se lidhjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shërbejnë si model pozitiv për Ballkanin Perëndimor.
“Rikonfirmuam se lidhjet e shkëlqyera bilaterale dhe multilaterale ndërmjet vendeve tona shërbejnë si model pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe procesin tonë të integrimit për në BE”, shtoi Hasani./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...